Çfarë po ndodh me Brad Pitt? Pamje tronditëse nga Los Angeles
Brad Pitt është fotografuar ndërkohë që ecte në rrugët e Los Angeles, dhe dukej shumë më i dobët dhe i zbehtë se zakonisht.
Daily Mail bën me dije se aktori 53 vjeçar e ka kyçur veten e tij në studion artistike në L.A. duke “mjekuar” zemrën e tij të thyer pas ndarjes nga bashkëshortja dhe partnerja e tij prej vitesh, Angelina Jolie.
Babai i gjashtë fëmijëve, i cili shpeshherë është cilësuar si “njeriu më seksi në botë”, dukej si një hije e vetes së tij të mëparshme.