Çfarë po ndodh me Princeshën? Kate nuk do të rishfaqet në publik deri në 2025

Sipas thashethemeve të fundit, duket se Princesha e Uellsit, Kate Middleton mund të mos shfaqet në publik për pjesën tjetër të vitit. ”Shumë njerëz janë të përfshirë në planifikimin e angazhimeve të princeshës dhe ata duhet të dinë disa gjëra paraprakisht”.

Një tjetër burim pranë pallatit shpjegoi gjithashtu se Kate Middleton po i jep përparësi shëndetit të saj mendor. “Gjëja kryesore për të tani është të shmangë çdo lloj stresi apo ankthi dhe të vazhdojë me detyrën e përmirësimit. Sapo të mbarojë shkolla e fëmijëve të tyre ata do të shkojnë në Sandringham për t’u çlodhur”.

Për më tepër, sipas thashethemeve, Kate Middleton preferon të mbështetet dhe t’i besojë familjes së saj sesa rrethit të saj të miqve.

SHKARKO APP