Çfarë po ndodh mes Bebe Rexhës dhe Noizyt? Ky gjest i këngëtares flet shumë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është një nga artistet më të preferuara të momentit në muzikë.

Bebe është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto dhe video nga aktualiteti.

Ajo çfarë ka rënë në sy të të gjithëve së fundmi është se 31-vjeçarja përveç njerëzve shumë të afërt, ndjek edhe disa prej figurave të njohura publike në Shqipëri.

Ndër të tjera, Bebe ka shtuar në llogarinë e saj në Instagram, reperin Noizy.

Disa figura të tjera të njohura shqiptare që Bebe Rexha ndjek në Instagram, janë: Rita Ora, Dua Lipa, Avfa Max, Enca Haxhia dhe Seven Saraçi. /abcnews.al

SHKARKO APP