Çfarë po ndodh mes Kim dhe Kanye-s?
Pas lajmit se martesa e Kim dhe Kanye-s po shkon drejt divorcit, bota është në pritje të çdo shenje që njëri-tjetri do të japë. Thuhet se vendimi për t’u ndarë ishte i përbashkët. Burime për ”E!News”, bëjnë me dije se Kim dhe Kanye pavarësisht të gjithave kanë një raport shumë miqësor me njëri-tjetrin.
”Kim dhe Kanye nuk kanë inate ndaj njëri-tjetrit dhe sillen me shumë përzemërsi. Ai është fokusuar në botën e tij dhe ajo në të sajën. Kim do të ndjejë paqe teksa nis këtë kapitull të ri të jetës dhe është e fokusuar tek vetja dhe fëmijët. Gjithashtu gjithë energjinë po e shpenzon duke bërë aktivitet fizik, pasi i duhet të jetë e fortë fizikisht dhe mendërisht. Ka qenë shumë e zënë me biznesin e saj dhe është e përqëndruar tek lumturia e të vegjëlve”.
Divorci i çiftit West dukej si diçka e largët, por ja që ndodhi dhe për klanin e famshëm ishte zgjedhja më e mirë. Sipas po të njëjtit burim, ndarja nuk është e thjeshtë as për motrat e Kim-it, pasi për ta Kanye ka qenë familje. Gjithsesi, bien dakord se ndarja e rrugëve do t’i bëjë mirë të dyve.