Çfarë po ndodh mes The Weeknd dhe ish të dashurës së Justin Bieber?!

Ditë më parë ata u fotografuan në shoqërinë e njëri-tjetrin në festivalin “Coachella” pak moment, pasi Bella Hadid pranoi se nuk ishte ajo, me të cilën The Weeknd ishte puthur.

Këngëtari kanadez u shfaq i shoqëruar nga ish e dashura e Justin Bieber, Chantel Jeffries. Ndryshe nga pjesa më e madhe e ish të dashurave të Justin, Chantel nuk është vetëm modele, por një stiliste, blogere si edhe një Dj mjaft e talentuar.

Fillimisht mendohej se dyshja ishin në një lidhje të re dashurie e më pas u përfol se ata qëndruan bashkë për të xhelozuar ish-partnerët e tyre. Burime pranë The Weeknd konfirmuan për “Daily Mail” se ai dhe Chantel janë vetëm miq të mirë që ndajnë pasionin e përbashkët për muzikën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këngëtari i hitit “Call Out My Name” është single dhe ende po vuan ndarjen nga Selena Gomez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?