Çfarë po ndodh në Big Brother, edhe Meritoni del në fshehtësi nga shtëpia?
Këto ditë në shtëpinë e ”Big Brother Albania VIP 3”, Meriton Mjekiqi u përball me një sfidë shëndetësore. Mbrëmë gjatë Prime-t, moderatori Ledion Liço vuri re gjendjen e Meritonit, e cila dukej se nuk ishte e mirë.
Liço e dërgoi atë në dhomën e rrëfimit për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas Report Tv, Mjekiqi doli nga shtëpia e Big Brother dhe u transportua në spitalin e Traumës mbrëmjen e djeshme. Atje ai kaloi disa orë ndërsa iu nënshtrua një sërë ekzaminimesh mjekësore për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore.
Ky ishte një ndër momentet më të tensionuara të këtij edicioni të Big Brother VIP, por ndodhi jashtë vëmendjes së kamerave dhe nuk u zbulua nga produksioni i spektaklit gjatë transmetimit live. Ndërhyrja e shpejtë e moderatorit dhe masa e kujdesshme për të siguruar që Mjekiqi të marrë kujdesin e duhur mjekësor tregojnë për seriozitetin e situatës dhe vëmendjen që spektakli i kushton mirëqenies së pjesëmarrësve të tij.