Çfarë po ndodh? Papa pëlqen sërish foton hot të modeles

Edhe njlë herë tjetër, Papa Françesku është përfshirë në një skandal. Llogaria e Papës i ka bërë like një modele në Instagram, pikërisht Margot Foxx e cila shihet e veshur me rroba banjo të zeza. Kjo nuk është hera e parë që kjo ka ndodhur, pasi në nëntor llogaria e Papës pëlqeu një postim të modeles Natalia Garabotto, e cila kishte një veshje mjaft provokuese.

Margot Foxx është një modele që poston foto mjaft provokuese dhe në Twitter ka njoftuar të gjithë se Papa i ka pëlqyer foton. “Papës i pëlqente fotoja ime, kjo do të thotë se unë do shkoj në parajsë”, ka shkruar Margot.

Në rastin e parë me modelen Natalia Garabotto, Vatikani ka nisur një hetim, por nuk dihet se çfarë masash do merren për këtë rast të dytë e cila mbetet për t’u parë se nëse kjo është e vërtetë, një marifet publiciteti, hakeri apo një gabim njerëzor.

SHKARKO APP