Çfarë po ndodh? Princ Harry pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles, por pa Meghan Markle

Pas shumë lajmesh dhe një tensioni të fortë brenda familjes, mësohet se princ Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e babait të tij Mbretit Charles muajin e ardhshëm, mirëpo pa Meghan Markle. Ajo do të qëndrojë në Kaliforni me fëmijët e tyre.

Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme nga një zëdhënës i Pallatit të Buckingham. Kurorëzimi është planifikuar për 6 maj në Westminster Abbey. Kjo duket se është një përgjigje për gjithë akuzat që Meghan Markle ka bërë në drejtim të Familjes Mbretërore.

Do të jetë paraqitja e parë publike e Harryt me familjen mbretërore që nga publikimi i librit të tij më të shitur, Spare, në të cilin ai zbuloi qartë tensionet mes familjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?