Çfarë po përgatit Tayna kësaj here?

Reperja e njohur, Tayna solli pak javë më parë bashkëpunimin e saj më të fundit muzikor së bashku me Mozzik të quajtur ‘Edhe ti’, i cili u kthye menjëherë në hit. Pas suksesit të këtij projekti, ajo ka zbuluar në llogarinë e saj në ‘Instagram’ se shumë shpejt do të vijë me të tjera të reja.

“Jam shumë e gëzuar për këtë vit dhe surprizat që do të vijnë. Mezi po prej t’i ndaj bashkë me ju dhe ta ndjejmë atë energji bashkë. Gjithçka do të jetë më ndryshe se zakonisht dhe po besoj se do ju pëlqejë njësoj si mua. Më e rëndësishmja është që jam shumë e lumtur dhe skam qenë asnjëherë më falenderuese se tani në jetë. E dua secilin prej jush”, ka shkruar Tayna krah fotove të saj të publikuara në ‘Instastory’.

Reperja nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër, por kaq ka mjaftuar që fansat të bëhen shumë kureshtarë se çfarë po përgatit kësaj here artistja.

SHKARKO APP