Çfarë vendosët për 6-majin? Banorët flasin për shtyrjen e ”Big Brother Vip”

Në “Prime” e së shtunës, përmes një zarfi të kuq që u fut në shtëpi nga Vëllai i Madh, banorët u njoftuan se ky edicion i dytë i Big Brother Vip do të përfundojë më datë 6 maj.

Moderatorja Arbana Osmani u la afat deri të martën banorëve, për të dhënë një përgjigje përfundimtare, nëse duan të qëndrojnë ende, apo nëse duan të largohen, përpara datës 6.

Ditën e sotme, ishte Olta ajo që i pyeti banorët se çfarë mendojnë për datën 6 maj. Ajo vetë tha se e ka me dy mendje dhe se ende nuk e ka vendosur.

Qetsori dhe Antoneta u shprehën se nuk e kanë problem të qëndrojnë deri në fund, duke qenë se ata pak javë kanë që janë futur. Edhe Kristi u pyet nga Olta për vendimin e tij, por ai refuzoi të përgjigjej.

SHKARKO APP