Chanel frymëzohet nga Hollywoodi, prezantohet në Paris koleksioni veror i brandit luksoz

Shtëpia e modës franceze “Chanel” ka prezantuar në një shfaqje klasike, koleksionin pranverë-vërë 2020. “Chanel” është ndër të paktat brende luksoze që ka zhvilluar sfilatën tradicionale, teksa pjesa më e madhe e eventeve të modës kanë qenë dixhitale.

Java e modës në Paris ka vijuar me prezantimin e koleksionit pranverë-verë të markës francezë Chanel. Dekori i shfaqjes ishte frymëzuar nga klasi i Hollivudit.

Modelet sfiluan përpara shkronjave gjigande “Chanel”, të zhvendosura nga kodrat e Los Anxhelos në brendësi të sallës së ekspozitës “Grand Palais” të Parisit.

Shtëpitë e modës po i rikthehen shfaqjeve tradicionale, pas anulimit të tyre gjatë muajve të verës, për shkak të pandemisë.

Vetëm brendet luksoze po bëjnë prezantime me audiencë, sepse pjesa më e madhe e markave kanë bërë prezantime dixhitale.

Koleksioni i “Chanel” u frymëzua nga moda e viteve ‘50 në Hollyëood, por me një një ndërthurje me sharmin francez.

Përpara sfilatës u shfaq një film i shkurtër dedikuar aktoreve Jeanne Moreau dhe Romy Schneider të cilat tërhoqën vëmendjen e regjisorëve amerikanë, duke interpretuar në klasikët francezë në atë kohë.

Në sfilatë spikatën fustane mbrëmjeje me dekolte të hapur, kryesisht në ngjyra bardh e zi, xhaketa me xhufkë, kombinuar me pantallona të shkurtra të mëndafshta.

Në radhën e parë, ra në sy prezenca e të ftuarëve vip, mes tyre këngëtarja dhe aktorja Vanessa Paradis, së bashku me vajzën e saj Lily-Rose Depp.

Ndërsa një pjesë e madhe e klientëve nga e gjithë bota munguan për shkak të kufizimeve të udhëtimit të lidhura me pandeminë.

SHKARKO APP