Charles III në turin e parë si Mbret, e nis në këtë shtet
Mbreti i ri i Anglisë, Charles III do të nis së shpejti turin e tij të parë, pas marrjes së fronit të cilin e mbajti nëna e tij për 70 vite.
Mbreti ka zgjedhur Francën si destinacionin e parë, pas takimit me Emmanuel Macron në Londër. Mbreti pritet të udhëtojë në Paris muajin e ardhshëm në një tur që mund të përfshijë edhe Gjermaninë.
Paçka se ende nuk janë bërë plane për më shumë udhëtime jashtë shtetit, Mbreti pritet të shkojë në Australi dhe Zelandën e Re në fillim të vitit të ardhshëm, duke nisur kështu vizitat e Komonuelthit.
Monarku i ri britanik do të qëndrojë në zi deri më 26 shtator për vdekjen e nënës së tij, Mbretëreshës Elzabeth II.