Charlize Theron konfirmon vazhdimin e “Atomic Blonde”

Charlize Theron ende po përballet me lëndimet që mori gjatë xhirimeve të filmit “Atomic Blonde”.

Aktorja është ende “duke vuajtur” nga plagët që pësoi.

42-vjeçarja kishte luajtur në filmin aksion më 2017-ën, ku luajti rolin e spiunes që duhet të gjente një listë të agjentëve të dyfishtë. Por ajo ende është në dhimbje pasi ka kaluar nëpër një numër të procedurave kirurgjikale si rezultat i dëmit të shkaktuar gjatë skenave të luftimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dua aspektin fizik të përfshirë në ato filma, edhe pse unë kam marrë shumë goditje të mira në ‘Atomic Blonde’. Jam ende duke vuajtur nga kjo”, u shpreh ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, Theron gjatë një emisioni ka konfirmuar se pjesa e dytë e filmit është duke u zhvilluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?