Cheryl Chole flet për rënien e flokëve dhe problemet me lëkurën pas lindjes

Ylli i pop-it, Cheryl Chole ka zbuluar se si është përballur me rënien e flokëve, pasi u bë nënë për herë të parë vitin e kaluar. Cheryl dhe i dashuri i saj Liam Payne pritën fëmijën e parë, Bear në mars të vitit 2017.

Një vit më vonë, Cheryl, 34 vjeç ka folur haptas për lindjen e saj, pas së cilës ajo u përball me rënien e flokëve. Ajo tha se i janë dashur gjashtë muaj për të kthyer regjimin e saj të bukurisë dhe shtojcat i ndihmuan në ripërtëritjen e flokëve.

Cheryl duket se ka kthyer kontrollin mbi efektet e padëshiruara në pamjen e saj, pasi dukej e mahnitshme në Festivalin e Filmit në Kanë, muajin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?