Cheryl ndahet edhe nga Liam Payne
Çifti i këngëtarëve, Cheryl (Cole) dhe Liam Payne njoftuan edhe zyrtarisht ndarjen e tyre, pas më shumë se dy vitesh marrëdhënie. Ish-ylli i grupit “Girls Aloud”, tashmë 35-vjeç, dhe pjesëtari i grupit “One Direction”, 24-vjeçar, konfirmuan vendimin përmes statuseve thuajse të njëkohshme në rrjetet sociale.
Dyshja simpatike kanë një djalë të quajtur Bear dhe që u soll në jetë marsin e vitit të kaluar. Vendimin, ata e shoqëruan edhe me “trishtimin” e thellë, pasi ishte “tejet i vështirë” por duhej bërë, teksa shtuan se “ndiejmë ende dashuri ndaj njëri-tjetrit si familje”.
“Bear është bota jonë dhe kërkojmë nga ju të respektoni privatësinë e tij, teksa rrugëtimet tona do të vijojnë të ndara dhe mes tij”, shkroi në “Twitter” këngëtarja Cheryl, dikur bashkëshorte e futbollistit Ashley Cole.
KOHA JONË SONDAZH

