Chloe Kohanski fituese e “The Voice”

Chloe Kohanski, është shpallur fituese e shout muzikorë, “The Voice”, duke triumfuar në natën finale e cila u karakterizua me moment të shumta emocionuese dhe performance të yjeve të shumtë të industrisë së muzikës.

Kështu, Chloe, dhe mentori i saj Blake Sheldon, e fituan trofeun e sivjetmë të këtij shou që është ndër më të shikuarit në Amerikë dhe transmetohet në kanalin FOX.

Kohanski, fillimisht ishte pjesë e grupit të Miley Cyrus-it, e cila edhe pse në fillim e kishte bërë të pamundurën që ta bind Chloe-in ta zgjedhë atë si mentore të saj, e kishte eliminuar këngëtaren në fazën e tretë të garës. Por Blake, i cili ishte fascinuar me zërin e veçantë të Chloe-it që nga fillimi, nuk ka mundur ta lërë atë të largohet nga shpu, dhe kështu e ka futur në grupin e tij, transmeton emisioni Express në KTV.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe duket se ka vepruar mirë. Sepse Kohanski me stilin e saj të veçantë të këndimit, ia solli fitoren Blake-ut dhe e bëri publikun për vete me performancat e ndryshme në skenë. E veçanta e Chloe-it është se zëri i saj është pak i shtirur dhe të ngjall nostalgji për muzikën e viteve të 80-të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nata finale e këtij emisioni i karakterizua edhe me performancat e antarëve të jurisë së “The Voice” si dhe këngëtarëve të ftuar si mysafir, të tillë si Kelly Clarkson dhe Bebe Rexha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?