Ç’i bëri bashkë Fjoralba Ponarin dhe Mc Kreshën?

Fjoralba Ponarin, shumë shpejt do ta shohim në ekran si këngëtare! Moderatorja, zbuloi sot në “E Diell” se gjatë muajit janar do të lançojë albumin e saj të parë, producent i të cilit është Mc Kresha. Burime të sigurta për Anabel.al bëjnë me dije se Ponari, ka realizuar një album nën kujdesin e label-it PINT. Ndonëse vitet e fundit jemi mësuar ta shohim atë në pozicionin e moderatores, kujtojmë se kontakti i parë i Fjoralbës me ekranin ishte pikërisht përmes muzikës. Në 2016-ën, ajo konkurroi në “The Voice of Albania”, ku ia doli t’i bënte për vete të katërt pjesëtarët e jurisë asokohe. Duket se Ponari bashkëpunon prej kohësh me Mc Kreshën, të cilit i ka besuar edhe albumin e saj të parë. Paralelisht, këngëtarja do të jetë moderatorja e programit të ri që fillon në Top Channel, të quajtur “Jeho”.

SHKARKO APP