Çifti Harry-Meghan në selinë e OBSH-së, vëmendje merr çanta (FOTO)

Çifti Harry-Meghan vizituan dje selinë e “Organizatës Botërore të Shëndetësisë” në New York, për të forcuar angazhimin e tyre për shpërndarjen e barabartë të vaksinave.

Harry u pa duke dalë nga ndërtesa teksa mbante një çantë të zezë laptopi me fjalët “babi i Archie” të stampuar anash saj, një dedikim i ëmbël për djalin e tij dy vjeçar.

Ata gjithashtu dolën me dokumente dhe letra të OBSH -së që shfaqnin markën e Fondacionit të tyre “Archewell” para se të ktheheshin në hotelin e tyre.

SHKARKO APP