Çifti i famshëm fejohet krejt papritur pas 3 muajsh lidhjeje!
Nick Jonas dhe Priyanka Chopra janë në prag martese! Sipas People, çifti janë fejuar rreth një javë më parë në ditëlindjen e saj të 36-të.
Burime pranë dyshes thonë se këngëtari është parë së fundmi në një prej dyqanet e Tiffany në Neë York, ku ka blerë një unazë për partneren e tij.

Ndonëse janë bashkë vetëm prej disa muajsh, çifti thuhet se janë më të lumtur se kurrë.
“Miqtë dhe familja e tij se kanë parë kurrë kështu, kaq të lumtur. Jonas e ka më shumë se seriozisht me të!.”

Aktorja 36-vjeçare nga India dhe këngëtari 25 vjeçar e kanë zyrtarizuar marrëdhënien e tyre pas takimeve me familjet përkatëse, e ndërsa tani janë gati për hapin e madh!
KOHA JONË SONDAZH

