Çifti i famshëm i ”Big Brother” në pritje të fëmijës së dytë
Në shoqërinë shqiptare, reality showt do të bëheshin pjesë e ekraneve më vonë krahasuar me televizionet simotra evropiane apo amerikane, por do të shndërroheshin shumë shpejt ndër më ndjekurat e përfolurat. Njerëz të panjohur që mbyllen për 100 ditë në një shtëpi të monitoruar nga kamerat dhe syri i publikut, të cilët për të mbijetuar kanë dy rrugë: dashurinë ose urretjen. Neda Karafili dhe Ogren Balluku, banorët e shumëpërfolur të ”Big Brother Albania 4” zgjodhën të parën, frytet e të cilës vazhdojnë edhe sot.
Megjithëse lidhja e tyre u komentua shumë si brenda ashtu dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother” sot ata të dy kanë krijuar një familje të shëndetshme dhe janë prindër të një djali, por mesa duket familja do të jetë akoma e më madhe, shumë shpejt Serzhi do të bëhet me një vëlla ose me një motër pasi Neda është shtatzënë. Ajo është shfaqur me barkun e rrumbullakosur në aktivitetin që Ambasada e Republikes së Kosovës po mban në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë me rastin e hapjes së ekspozitës personale të Eliza Hoxhës.