Çifti i njohur bëhen sërish prindër të një vajze?

Më shumë se dy muaj më parë çifti i njohur i aktorëve Blake Lively dhe Ryan Reynolds janë bërë prindër për herë të tretë.

Megjithatë lajmi për lindjen e fëmijës së tyre të tretë është publikuar në media vetëm pak javë më parë pasi çifti ka qenë mjaft i rezervuar ndaj këtij momenti.

Por ditët e fundit Reynolds ka publikuar një foto në Twitter ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij dhe fëmijën e porsalindur, së cilit i kanë mbuluar fytyrën, ndërkohë që kanë qenë në Kanada.

Krahas fotos ai ka shkruar: “Do të dëshiroja shumë që edhe vajzat e mia të shijojnë natyrën si unë gjatë rritjes time,”-përfundon aktori.

Me këtë fjali ai ka lënë të kuptohet se janë bërë sërish prindër të një vajze, pasi kanë edhe dy të tjera. Çifti i njohur kanë qenë gjithnjë tejet diskretë sa i përket jetës së tyre private.

SHKARKO APP