Çifti i njohur martohet “në fshehtësi”, në ceremoni i ftuar i gjithë Hollywood-i (Foto)
Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk i surprizuan të gjithë kur dhanë lajmin e fejesës, martesa e fshehtë ka tërhequr vëmendje edhe më të madhe. Ceremonia martesore e aktores së njohur dhe producentit u zhvillua Teatrin e Los Angeles, të shtunën dhe ishte menduar të mbahej sekrete.
Të ftuarit kanë qenë më shumë se 400, duke përfshirë Kate Hudson, Cameron Diaz, Jennifer Aniston, Julia Roberts e shumë të tjerë. Ata janë kapur nga fotografët duke u mbledhur në ceremoninë “sekrete” mbrëmjen e së shtunës shkruan Daily Mail.
Gëyneth, 45 vjeç, dhe Brad, 47 vjeç shpallën fejesën në janarin e këtij viti pas tre viteve së bashku. Kjo ceremoni martese erdhi pas një feste luksoze në Meksikë, ku aktorja festoi bashkë me mikeshat e veta.
KOHA JONË SONDAZH










