“Çifti i pushtetit”, Harry-Meghan i përgjigjet familjes Mbretërore dhe ”trondisin” rrjetet
Çifti Harry-Meghan, sipas ekspertëve janë përpjekur të duken si një “çift i fuqishëm”, në mes të trazirave në familjen mbretërore. Buckingham Palace publikoi një foto në të cilën shfaqej mbreti Charles III dhe Camilla duke pozuar përkrah Princit William dhe Kate Middleton, por që mungoi Harry dhe Meghan.
Fotoja shënoi edhe fundin e zisë për Mbretëreshën Elizabeth II. Por nuk vonoi shumë dhe Harry dhe Meghan postuan dy portrete të tyre, të kapur ëmbël për dore. Ata që janë të përfshirë në qarqet mbretërore, thonë se kjo lëvizje e veçantë është një përgjigje ndaj fotos së babait dhe vëllait, William-it.
Ekspertët shpjeguan se gjuha e trupit të tyre tregoi shumë, pasi Meghan me qëndrimin drejt u duk si një drejtuese dhe Harry si një person i turpshëm. Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James tha për Daily Mail (Mail Online) se portretet e reja synojnë t’i shfaqin Sussexes si një “çift fuqie” dhe “sfiduese” në kthimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.
View this post on Instagram
View this post on Instagram