Çifti mbretëror urojnë festat e fundvitit
Princ Leka ka zgjedhur të urojë gjithë shqiptarët për festat e fundvitit nëpërmjet një postimi në “Facebook”. Ai e ka cilësuar këtë një periudhë reflektimi dhe falënderimi. “Unë dhe Elia ju urojmë Gëzuar Festat e Fundvitit! Kjo është koha e dhurimit dhe përkujdesit ndaj njerëzve të dashur. Është koha të falënderojmë të gjithë ata miq që kanë treguar miqësi dhe besnikëri të pakushtëzuar. Kjo është gjithashtu koha për të kthyer vëmendjen ndaj atyre që nuk kanë fatin të kenë familjen pranë, fëmijë pa prindër, apo prindër pa fëmijë, atyre që nuk kanë çfarë të vënë në sofër për të festuar… Kjo është koha për tu ndërgjegjësuar se dashuria që japim na kthehet dyfish kur është e sinqertë! Nëse do të jeni në udhëtim bëni kujdes nga ngricat dhe dëbora, merrni kohën tuaj dhe shijoni çdo moment! Besimtarëve të krishterë u urojmë Gëzuar Krishtlindjen! Ju urojmë të gjithëve sa më shumë mbarësi dhe dashuri!