Çifti Meghan dhe Harry rrëfen detajet pikante të jetës në Mbretëri, thashethemet prapa kuintave

Sikur Lady Diana, sot Meghan Markle. Nusja ”rebele” e familjes mbretërore në Angli. Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan po tregojnë detaje të reja pikante mbi jetën mbretërore, në një dokumentar 100 milion dollarësh të Netflix, 3 seritë e para të së cilit u publikuan më 8 dhjetor.

Çifti flet edhe për presionin e medias, racizmin dhe vdekjen e princeshës Diana. Harry rrëfen se disa pjesëtarë të familjes kishin vënë në dyshim mbrojtjen e bashkëshortes së tij përballë shantazheve mediatike, duke e konsideruar trajtimin negativ si një ritual të kalimit në familjen mbretërore. Por diferenca sipas Harrit, ishte elementi racor.

Princi i cili është i pesti në radhë për fronin thotë se thuaje ishte rritur nga një familje e dytë në Afrikë ku kishte kaluar edhe periudhën e vështirë pasvdekjes së të ëmës.

Meghan tregon për momentet e para kur ishte takuar me pjesëtarët e tjerë të familjes, që siç thotë e kishin befasuar me formalitetin që vijonte edhe përtej syve të publikut. Harry sakaq, e cilëson historinë me Meghan si një dashuri të madhe.

SHKARKO APP