Çifti Obama bëhet producent në Netflix

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michel kanë nënshkruar një marrëveshje shumë-vjeçare me Netflix për të prodhuar filma dokumentarë.

Ish-presidenti Barak Obama njoftoi sot për arritjen e marrëveshjes për prodhimin shumëvjeçare të filmave me Netflix.

Çifti Obama ka krijuar kompaninë “Higher Ground Productions” për të prodhuar përmbajtje për Netflix. Ish-presidenti u ka thënë bashkëpunëtorëve, se ai nuk ka ndërmend të përdorë platformën e re për të zhvilluar një fushatë publike kundër pasardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ose për të luftuar kundër mediave konservatore si Fox News.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?