Çifti William dhe Kate, së bashku me fëmijët ikin nga Londra

Deri në fund të verës, William dhe Kate së bashku me tre fëmijët e tyre do të largohen nga Kensington Palace për t’u zhvendosur përgjithmonë në Windsor, Berkshire, ku do të jetojnë për vitet e ardhshme.

Princi William, i cili është i dyti në radhën e fronit, thuhet se dëshiron të shfrytëzojë sa më shumë kohën e kaluar me familjen e tij në fshat përpara se të rritet presioni për të ruajtur monarkinë.

Qarku i Berkshire është gjithashtu vendi ku banojnë prindërit e Kate dhe ku jetojnë shumë anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, duke përfshirë Princeshën Eugenie dhe Princin Eduard.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?