Çiljeta, Klaudia dhe Ingriti të parat që përqafojnë trendin e 2018-ës
Nuk mund ta mohojmë se vjen një kohë që moda rikthehet, trende të ndryshme të viteve më parë, bëhen sërish të preferuarat tona. Aktualisht mos u çudisni nëse shihni gjithnjë e më shumë vajza me balluke.
Trendi më i ri i ditëve të fundit janë flokët me balluke të prerë, të cilat duket se janë kthyer sërish në modë. Jo vetëm njerëzit e zakonshëm por edhe personazhet e njohur e kanë “përqafuar” këtë model.
Çiljeta Xhilaga, Klaudia Pepa dhe Ingrit Gjoni janë tre prej tyre, të cilat këtë fillim vit do i shohim me këtë model flokësh. Ju shkojnë apo jo?/Blitz