Çiljeta Xhilaga shfaqet e lumtur! Dedikim special dy personave të dashur

Çiljeta Xhilaga është nga ata personazhe e njohur që shfaqet tepër aktive në rrjetet sociale, ku poston çaste të jetës së saj të përditshme. Këngëtarja shaqipare ka rrëfyer që në fillimet e rrugës artistike që është fëmijë i vetëm dhe nuk ka as motër as vëlla.

Por Çiljeta pavarësisht se është fëmijë i vetëm ndihet krenare dhe e lumtur për dy kushurinjtë e saj, pikërisht dy djemtë e xhaxhait që këngëtarja i konsideron pjesë të familjes së saj, ndaj ajo u ka dedikuar një falenderim special në një foto të postuar në Instagram së fundmi.

“Zoti nuk me bekoi në këtë jetë të kisha një moter apo nje vëlla por gjithsesi ndihem e bekuar që kam dy djem xhaxhai që gjithmonë kanë bërë rolin e vëllait të madh në jetën time duke më mbrojtur si më të voglën femër të familjes Xhilaga. Jam me fat që ju kam Tani vendin tim e ka zënë Fernando i bekuar nga dy kushurirat në vend te motrave “, shkruan Çiljeta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?