Çizmet e “shndritshme” që bënë për vete vajzat e showbizzit
Cila ka qenë hera e fundit kur keni parë një veshje që ju ka pëlqyer aq shumë sa keni thënë me vete: “Këtë duhet ta kem patjetër në garderobë!”? Nëse ne na ndodh rrallë, me siguri personazheve të njohur u ndodh (pak si) shpesh duke qenë se janë gjatë gjithë në lëvizje dhe në kontakt me trendet më të fundit.
Së fundmi, ajo që i ka “marrë” mendjen disa prej vajzave të showbizzit tonë është një palë çizme me gurë të shndritshëm Steve Madden, “The CRUSHING”. Fillimisht, këto çizme ia pamë bukuroshes shqipare në New York, Emina Cunmulaj, e cila i pati veshur teksa pozonte në një makinë policie.
Më pas, po këto çizme i pamë në një prej postimeve të Ronela Hajatit teksa gjendej në SHBA në kuadër të turneut të saj të koncerteve.
“E di jam e çmendur, por nuk mund t’u rezistoja këtyre”, shkruan këngëtarja e njohur në një video ndërkohë që shihen çizmet e famshme. Ndërkohë dje, në një foto mjaft “cool”, çizmet Steve Madden i pamë në këmbët e moderatores së njohur të “Prive”, Liberta Spahiu.
Temës se kujt i shkojnë më shumë nuk do t’i futemi fare sepse na duhet të themi se të treja duken mjaft bukur me çizmet Steve Madden në stilin e tyre./Blitz.al/