Cllevio Serbiano, personazhi pa maska

”Buza”, ”paranoja”, ”44 sakrifica” janë disa nga fjalët më virale, të përdorura nga personazhi më atipik i momentit, Cllevio Serbiano. Kleviol Ahmeti është kthyer në personazhin më të ndjekur në Tik-Tok, këngët e tij pa frikë mund të themi që janë hite, pasi i dëgjon kudo që të jesh, edhe pse jo projekte të mirëfillta muzikore. Ai tregon jetën e burgut, për sherret dhe komenton pa doreza figurat publike. A është Cllevio Serbiano një personazh që duhet dëgjuar? Pse është kaq i ndjekur?

Siguisht që lirshmëria, por edhe sjellja e tij aspak e zakonshme, e bëjnë atë një figurë të ndryshme, por sesa shembull është, gjykimi është në dorën e tyre që e kthyen në personazhin e verës. Ai flet pa doreza, është real dhe nuk ka maska, të cilat jemi mësuar ti shohim të veshura nga figurat e shumta publike, që fshihen pas imazhit perfekt të artistit të ekspozojnë.

Problemet me drejtësinë vijojnë, pasi ligjet Serbiano i thyen shpesh. Së fundmi ai është vënë nën hetim nga policia pasi u shfaq në banesë duke keqtrajtuar qenin e tij. Në një video të xhiruar nga vetë ai duket se si godet vazhdimisht kafshën shtëpiake.

Nga pamjet duket se është acaruar me qenin që po luan me një bidon plastik, gjë që duket se nuk i pëlqen ndaj e trajton në mënyrë skandaloze pasi e kap me forcë nga koka dhe më pas i gjuan me shqelma. Ndërsa qeni i frikësuar largohet me vrap.

36-vjeçari është në masën e sigurisë ”arrest shtëpie” për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Vëmendjen më të madhe e mori nga konflikti me Noizyn para lokalit të këtij të fundit në Durrës. /R.SH/

SHKARKO APP