Çme*nden reperët izraelitë, thirrje për vd*kjen e Dua Lipës: Çdo q*n do marrë atë që meriton…

Dy reperë izraelitë kanë nxitur urrejtje në këngën e tyre “Harbu Darbu”, ku bëjnë thirrje për vdekjen e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe modeles së njohur Bella Hadid. Ata i bëjnl ato “përgjegjëse” për sulmet e Hamasit që ndodhën më 7 tetor.

Kënga e reperëve kundër artistes dhe modeles ka marrë më shumë se 18 milionë shikime në YouTube, dyfishi i popullsisë së Izraelit, që nga publikimi nëntorin e vitit të kaluar. Kënga quhet si “kolona zanore jozyrtare e luftës në Gaza”, ndërsa reperja Ness dhe reperi Stila përmendin në hebraisht një listë të njerëzve që ata thonë se janë “përgjegjës për sulmet e Hamasit”.

“Çdo qen do ta marrë atë që meriton”, thonë reperët në këngë, duke përmendur Hassan Nasrallahin, liderin e Hezbollahut, Mohammed Deifin, udhëheqësin e Brigadave të Hamas Al-Qassam dhe Ismail Hanin, presidentin e krahut politik të Hamasit.

SHKARKO APP