”Çmenden” rrjetet sociale, Luizi po mendon largimin nga “Big Brother”

Fenomeni dhe konkurenti më i avantazhuar për ta fituar “Big Brother Vip 2”, Luiz Ejlli ka thënë se fundmi se është lodhur nga situatat dhe provokimet që po merr çdo ditë nga të gjithë, përfshirë edhe produksionin në “Big Brother VIP”.

Në një bisedë me Kiarën, ai deklaroi se nuk duron dot më, sepse i ka të gjithë kundër dhe është i vetëm përballë tyre. Luizi u shpreh se nuk është i pathyeshëm dhe i paprekshëm dhe se 3 muaj qëndrim brenda shtëpisë janë shumë.

“Dua të dal për Zotin. Nuk besoj se e fitoj kështu që… Do duroj sa do duroj, por s’mban më. Të gjithë kundër, rrinë e lëshojnë nga një kunjë çdo ditë për të parë ku jam. Do vijë një moment kur do më zënë ngushtë. Tre muaj janë shumë, s’dihet kush vjen. I kam të gjithë bashkë kundër, s’di çfarë të bëj më. Nuk jam as i pathyeshëm, as i paprekshëm, as më i forti, jam ky që jam. Nuk mund të luftoj kaq gjatë, do të dal jashtë”,-tha ai.

Rrjetet sociale po zien nga ky rrëfim i Luizit, ku shumica shkruajnë se “po iku Luizi nuk ka kuptim Big Brother.

Nuk i dihet Luizit, ai merr vendime të qeta por që për shikuesit mund të jenë të papritura.

SHKARKO APP