”Çmendet” rrjeti, një përqafim emocionues dhe i ngrohtë mes Brikenës dhe Mateos
Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e BBVA u karakterizua nga emocione të forta, surpriza dhe momente të paharrueshme për banorët. Atmosfera festive mbizotëroi gjatë gjithë natës, teksa banorët festonin festën e beqarisë për Selin dhe Gimbon, dy personazhe që pritet të kurorëzojnë lidhjen e tyre brenda shtëpisë në një ceremoni simbolike martese, një traditë që tashmë është kthyer në një nga momentet më të dashura të spektaklit.
Megjithatë, përveç vëmendjes që mori çifti i mbrëmjes, një moment tjetër arriti të tërheqë menjëherë sytë e të gjithëve dhe të bëhet një nga skenat më të komentuar të natës. Bëhet fjalë për një moment shumë emocional mes Brikenës dhe Mateos, dy banorë që prej kohësh shihen nga publiku si një dyshe me shumë kimi.
Mateo iu afrua Brikenës dhe me një gjest shumë të natyrshëm, i vendosi dorën në shpinë. Më pas ai e përqafoi fort, ndërsa Brikena iu përgjigj përqafimit me të njëjtën ngrohtësi. Ky moment u zhvillua në prani të banorëve të tjerë, të cilët nuk mundën të fshehin reagimet e tyre.
Shumë prej tyre filluan të brohorisnin dhe të qeshnin, duke u gëzuar për këtë moment që për një çast i bëri të gjithë të besonin se mes dy banorëve mund të kishte lindur diçka më shumë. Reagimet e banorëve treguan qartë se ideja e një romance mes Brikenës dhe Mateos shihet me shumë simpati brenda shtëpisë.
Edhe publiku jashtë shtëpisë, sipas komenteve të shumta në rrjetet sociale, ka kohë që i sheh Brikenën dhe Mateon si një çift potencial. Kimi mes tyre është vënë re në shumë momente të spektaklit, qoftë në biseda, në humorin që ndajnë apo në mënyrën se si mbështesin njëri-tjetrin në situata të ndryshme brenda shtëpisë.
KOHA JONË SONDAZH
A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?
Results
Vota totale: 11380

