Çmimet “Grammy” dominohen nga femrat

Artistet femra kanë dominuar nominimet e edicionit të 62 të çmimeve Grammy. Kryeson listën Lizzo me 8 nominime. E panjohur për publikun deri një vit më parë, këngëtarja karizmatike e rrymës Pop dhe R&B garon për këngën, albumin dhe artistja e re më e mirë e vitit. Kantautorja Billie Eilish sfidon me 6 nominime, duke hyrë në histori si 17-vjeçarja e parë që kandidon për 4 kategori kryesore. Ariana Grande dhe Lana del Rey garojnë për albumin më të mirë të vitit, respektivisht me Thank U Next dhe Norman Rockwell. Reperi 20-vjeçar Lil Nas X është nominuar në 6 kategori, me ”Old Town Road”, i cila qëndroi në krye të klasifikimeve amerikane për 19 javë rresht. Ceremonia do të mbahet më 26 Janar dhe do të prezantohet sërish nga Alicia Keys.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?