COVID-19, Grupi i njohur irlandez U2 dhuron 10 milionë euro për punonjësit e shëndetësisë

Grupi i njohur irlandez U2 dhuron 10 milionë euro për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit në Irlandë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat irlandeze të cilat shkruajnë se paratë e dhuruara nga grupi i njohur do të përdoren për punonjësit e kujdesit shëndetësor të cilët janë në vijën e parë më rrezikun dhe për blerjen pajisjeve personale mbrojtëse.

Disa nga pajisjet mjekësore të financuara nga grupi i drejtuar nga Bono kanë mbërritur në aeroportin e Dublinit ka bërë më dije televizioni irlandez Rte.

Sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Shëndetësisë deri mbrëmjen e së mërkurës në Irlandë janë infektuar rreth 6 000 persona me koronavirus, nga të cilët 235 kanë humbur jetën.

SHKARKO APP