Covid-19, Kate dhe William në mbështetje të programit që ndihmon shëndetin mendor

Më 20 prill britanikët mund t’I adresojnë shqetësimet e tyre të shendetit mendon në një program të veçantë të azhornuar për përballimin e pandemisë. Çifti mbretëror, Kate dhe William e kanë vlerësuar si të dobishëm këtë program, dhe kanë apeluar për përdorimin e tij në këto ditë të vështira izolimi nga Covid 19.

Emergjenca shëndetësore e pandemisë po shoqërohet me një shqetësim të madh sa I përket shendetit mendor. Pikërisht këtë efekt negative që po lë pas ndër të tjera covid 19 kanë trajtuar në një intervistë nëpërmjet një video call, princi britanik William dhe bashkëshortja e tij, Kate.  Çifti mbretëror e vë theksin tek ndihmesa që po jep aktualisht programi mbi çështjet e shëndetit publik “Every Mind matters”, duke u shprehur se për ata që përjetojnë “ndjenja të çuditshme dhe rrethana të vështira” ka qenë I dobishëm.

“Kemi marrë shumë reagime nga punonjësit e vijës së parë dhe nga njerëz të tjerë që e kanë vlerësuar si të dobishëm këtë program. Tani më shumë se kurrë ky program nëpërmjet internetit është kthyer në një mjet jetik”, tha William.

Programi, i cili u lançua vitin e kaluar dhe ofron ndihmë për shëndetin mendor, është azhornuar për koronavirusin pandemik dhe nis të zbatohet nga 20 prilli. Ai mund të aksesohet nëpëmrjet internetit dhe oforn këshilla të ndryshme për të trajtuar shendetin mendor, por duke ofruar edhe support të menjehershëm pë rata që kanë nevojë.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit gjithashtu folën për vështirësitë me të cilat përballen punëtorët e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në vijën e parë dhe i përgëzuan ata në trajtimin e përhapjes së koronavirusit.

“Unë mendoj se do të ndryshojë tërësisht mënyra se si ne i vlerësojmë dhe shohim punëtorët tanë të vijës së përë. Mendoj se kjo është një nga të pkatat gjera pozitive që mund të përfitojmë në këtë situatë,” tha Kate.

Princi William gjithashtu uroi veteranin e luftës britanik, 99 vjecarin Moore, cili deri më tani ka mbledhur më shumë se 17 milion paund për shërbimin shëndetësor, duke përfunduar 100 xhirot rreth kopshtit të tij.

SHKARKO APP