Covid-19 prek dhe Festivalin e Sanremos

Këngëtari Irama nuk do të performojë në skenën e Teatrit Ariston të Festivalit të Sanremos  pas verifikimit se një prej bashkëpunëtorëve të tij ka rezultaur pozitiv nga Covid 19.

Sipas protokollit prej 75 faqesh të këtij eventi, për të parandaluar efektet e rrezikut të infektimit, këngëtari Irama nuk do të jetë në skenë.

Drejtori artisitik  e prezantuesi i këtij Festivali Amadeus, në konferencën për shtyp informoi se gjatë ditës së sotme do t’i kërkoj 25 këngëtarëve të tjerë, mundësinë që këngëtari Irama të mos eleminohet nga gara muzikore, por të lejohet të garojë me videon e regjistruar gjatë provave të përgjithshme të perfomancës së tij.

Është ky një propozim i ri që do të ndryshojë rregulloren e Sanremos e nëse 25 këngëtarët e tjerë do të japim ok, Irama do të mund të vazhdojë garën me video perfomancën e regjistruar.

Bashkëprezantuesi i këtij Festivali, showmani Fiorello e kometoj këtë fakt se “bota ka ndryshuar për shkak të Covid, ka ndryshuar mënyra e sjelljes sonë, sistemi i punës, shkollës e se një ndryshim i tillë dhe për Sanremon është mëse i justifikueshëm.”

Fiorello shpreson se 25 këngëtarët e tjerë do të  pranojnë propozimin e Amaderus e do të lejojnë vazhdimin e garës për këngëtarin Irama.

Këngëtari Irama do të perfomonte live sot në natën e dytë të këtij Festivali,

Kënga e tij “La genesi del cuore”, është një himn ndaj jetës.

“Është një këngë që më prezanton mua, thotë ai. Testin i saj lindi pasi një video që pashë rastësisht të një personi që përqafonte një vajzë me flokë të qethur zero. Në momentet e vështira, kur mendon se po humbet gjithçka, brenda nesh shfaqet dicka speciale, ngjyra që të mbajnë të lidhur me jetën.”

SHKARKO APP