Covid i merr jetën një prej pashallarëve të “Sulejmanit të Madhërishëm”, shuhet në moshën 46-vjeçare aktori shqiptar

Artisti shqiptar nga Shkupi, Luran Ahmeti, e ka humbur betejën me koronavirusin duke ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare.

Luran Ahmeti ka qenë pjesë e shumë shfaqjeve teatrale, filmave të metrazhit të gjatë e të shkurtër, ndërsa viteve të fundit pjesë e serialeve më të shikuara turke.

Ai ka luajtur rolin e Husrev Pashës te Sulejmani i Madhërishëm, një serial turk historik mjaft i ndjekur edhe nga publiku shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Që në vitin 1998 ka luajtur në filmin evropian “Puppet Shou”.

Për vite të tëra ka qenë pjesë e pandashme e Teatrit Kombëtar në Shkup. Luran Ahmeti është djali i shkrimtarit të njohur Xhabir Ahmetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?