Cozman i kushton këngë makinës 200 mijë dollarëshe

Reperi kosovar, i njohur me emrin e artit Cozman ka publikuar projektin e ri muzikor, të cilin ia kushtuar makinës ‘Lamborgini’, e cila kushton rreth 200 mijë dollarë.

Duket se pas shumë bashkëpunimeve, ai ka zgjedhur që të vijë solo në këtë këngë.

30-vjecari njihet për jetën e tij luksoze dhe këtë e ka treguar edhe me këtë klip, ku përfshihen supermakina si Lamborgini dhe Mercedes G Class.

Ndryshe nga shumë repera të tjerë, këngën nuk e ka shkruajtur vetë ai por DJ Jungle, pjesë e Babastars i cili ka punuar edhe për muzikën.

/oranews

SHKARKO APP