Çudia e Kim Kardashian, anakonda 3 metra në oborrin e shtëpisë
Çuditë duket se nuk mbarojnë asnjëherë në familjen Kardashian-Jenner. Më e fundit vjen nga personazhi i njohur telelviziv Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West.
Nëna e saj, Kris Jenner ka publikuar në rrjete sociale një video që i ka habitur pafund ndjekësit. Në oborrin e shtëpisë së Kim dhe Kanye qëndronte një gjarpër i llojit anakonda, i cili arrin deri në 3 metra gjatësi.
Krahas videos Kris ka shkruar: “Duhet të shkojë në shtëpi,”-duke nënkuptuar frikën nga gjarpri.
Nuk dihet se anakonda është ‘kafsha e re shtëpiake’ e tyre, ndërkohë që ata kanë 4 fëmijë të vegjël dhe një veprim i tillë është cilësuar si aspak i sigurt nga ndjekësit.