Dafina Zeqiri në koopertinën e revistës prestigjoze

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri po synon gjithnjë e më shumë tregun ndërkombëtar dhe ka tërhequr vëmendjen e revistës më prestigjoze Harper’s Bazaar mbi albumin e saj më të ri “King”, që pritet të publikohet së shpejti. Pikërisht tematika e “King” mbi fuqizimin e femrave ka qenë në qendër të shkrimit. Në foton e albumit, fytyra e këngëtares është e mbuluar me emrat e shumë femrave të shquara përgjatë historisë, nga Nënë Tereza, Sojourner Truth për Ellen DeGeneres, Beyonce, etj.. “Këto janë emrat e femrave që luftuan për barazi, luftuan për të drejtat e tyre, luftuan për ëndrrat e tyre, sepse në shumë vende ende nuk munden t’i realizojnë”, ka thënë 28-vjeçaja për Bazzar.com, duke përmendur luftën e nënës së saj për të ndjekur karrierën, si këngëtare në Kosovë. Revista shprehet se albumi po vjen në një kohë shumë të përshtatshme, sidomos pas fushatës #MeToo dhe rritjes së numrit të femrave që thyen heshtjen mbi ngacmimet seksuale e përdhunimet. Sipas saj kjo është një nga arritjet më të mëdha të Dafinës që ka tërhequr vëmendjen, duke bashkëpunuar me artistë si Montana dhe fitimin mbi 1 milionë shikime në këngën e saj të parë të publikuar në tregun ndërkombëtar “Told Ya”.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?