Dafina Zeqiri u bë Duffy’e, rikthehet me këngë shqip (VIDEO)
Dafina Zeqiri e zgjidhi dilemën mes karrierës në Amerikë dhe karrierës shqiptare: Tani e tutje, do të ketë 2 Dafina! Sot publikoi këngën e saj të parë për tregun shqiptar pas shumë kohësh, që prej këngës “Na” me Kaos-in.
Kënga është punuar nga producentë shqiptarë nga ekipi Moneyz i Dafina Zeqirit. “Ti e din” ka ritëm, është e kërcyeshme dhe na riktheu disi Dafinën e hiteve si “Rude Girl”.
Por përveçse kënga nuk është publikuar në kanalin zyrtar të Dafinës në Youtube, por nga kanali i Moneyz, Dafina këtu përdor pseudonimin Duffy’e dhe ka një grim shumë më të rëndë se ai tek kënga “Told Ya” që është bërë për tregun amerikan.
Në SHBA, Dafina ka publikuar dy single: “Four Season” dhe “Told Ya”, këngë këto me stilin r’n’b modern. Kënga “Told Ya” ka marrë mjaft vëmendje; Dafinës i kushtuan edhe një artikull tek “Harper’s Bazaar” amerikan.
Por duket se këngëtarja, e dyjëzuar mes karrierës në SHBA, ku ka paraqitur një stil krejt tjetër dhe karrierës në trojet shqiptare, ku ka patur hite me sukses komercial, ka vendosur t’i mbajë të dyja njëkohësisht.
Vetëm se në Amerikë do të njihet si Dafina kurse për shqiptarët, do të jetë Duffy’e, pra dy brande të ndryshme. Shikoni dhe mësoni./Anabel/