Dalin detajet nga filmi që do të bëjë çift Oltën dhe Luizin
Marrëdhënia e tyre në “Big Brother VIP” ishte dashuri-urrejtje, por një gjë është e sigurt: kimia nuk mungonte.
Po flasim për Luizin dhe Oltën që krijuan një rivalitet të madh në format e në fund treguan se gëzojnë respekt dhe vlerësim për njëri-tjetrin.
Por raporti i tyre do vijojë edhe jashtë. Jo vetëm miqësor por edhe me projekte. Olta tha në “Post Big Brother VIP” se ka projekte e bashkëpunim me fituesin e reality-shoët që do i sjellë por nuk zbuloi se për çfarë bëhet fjalë.
Prej ditësh thuhet se ata do luajnë në një film, pjesë e të cilit do jenë edhe banorë të tjerë të “Big Brother”. Është raportuar se Olta dhe Luizi do të jenë çift, burrë e grua. Filmi do të ketë intrigë, histori dhe tradhëti, ku protagonistët kryesorë do të jenë dyshja Luiz-Olta.
Së fundmi gazetari Blendi Salaj ka zbuluar në ‘Wake Up’ disa detaje të reja. Moderatori tha se dyshja luajnë rolin e të dashuruarve, ndërkohë që vjehrra i bën magji Oltës.
“Çifti më i madh ose më i rëndësishëm i momentit, mund të mos jetë Luiz-Kiara, por mund të jetë Luiz-Olta. Flitet për një film të mundshëm ku Luizi dhe Olta do të jenë protagonistë të filmit ku ata luajnë një çift ku vjehrra i bën magji nuses që është Olta. Vjehrrën mund ta luajë Kiara (them unë)”- shtoi Bledi.