Dalin pamjet e aksidentit të George Clooney, aktori ‘‘fluturon’ në ajër‘‘
Ditën e djeshme, aktori i famshëm hollivudian George Clooney u përfshi në një aksident automobilistik në Itali. Një automjet në Sardenja të Italisë ka përplasur motorin që po ngiste aktori i famshëm, në Costa Corallina.
Mediat italiane kanë publikuar së fundmi edhe pamjet nga momenti kur aktori ”fluturon” në ajër nga përplasja me motor. Përplasja me makinën ka qenë e fortë, por falë kaskës së mbante në kokë ka shpëtuar për mrekulli.
Pas mjekimit që mori në spitalin “John Paul II”, ai është larguar për në shtëpi, por do të jetë nën mbikqyrje të mjekëve.
KOHA JONË SONDAZH

