Dalin “prapaskenat” e dasmës së çiftit Sara-Ledioni! Avion privat vetëm për vajzat
Moderatori Ledion Liço dhe trashëgimtarja e “Top media” Sara Hoxha, u martuan para disa javësh më një ceremoni të zhvilluar në Como, duke u treguar mjaft të rezervuar me detajet.
Mirëpo, kanë qenë miqtë e çifti ata të cilët kanë zbuluar pak nga pak “prapaskenat” e dasmës së çiftit.
Një nga miket e Sarës ka publikuar në rrjetet sociale disa imazhe nga festa e beqarisë.
Sara dhe shoqërueset e saj shfqen duke u argëtuar në një avion privat, të veshura me një uniformë të veçantë, xhinse dhe xhup rozë.
Në xhaketat e vajzave shkruhet “Ne thamë Mykonos”, ndërsa në xhaketën e bardhë të Sarës shkruhej “Unë thash po”.

KOHA JONË SONDAZH

