Dalja e beftë e Efit ndryshon dinamikat, të martën tre hyrje të reja në “Big Brother Vip”
Loja në shtëpinë e “Big Brother Vip 2” që pas daljes së beftë të Efit është bërë më e çuditshme, pasi banorët kanë filluar të presin të papriturën. Çfarë ka rezervuar “Vëllai i Madh” për ta dhe kush do të lërë shtëpinë të martën?
Tre banorë të rinj do t’i bashkohen shtëpisë më të madhe në Shqipëri, duke ndryshuar kështu dinamikat e lojës.
Të shtunën e kaluar Efi doli papritur pasi Dea Mishel, vendosi ta dërgojë në nominim bashkë me Luizin dhe Kiarën. Mes të treve, publiku zgjodhi çiftin, por dalja nuk u prit mirë nga Luizi.
Në nominim janë të gjithë banorët përveç Kristit, i cili i dërgoi ata në televotim pasi hapi kutinë e pandorës dhe në këmbim takoi të atin, Robert Aliajn.
View this post on Instagram