Dalja e Big Mamës nga BBV e planifikuar? Zbulohet detaji dyshues
Pas një debati të ashpër me Antonelën natë e spektaklit të së premtes, Big Mama kërkoi të largohej menjëherë nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania”.
Përveç komenteve të shumta në rrjet që mbështesnin të preferuarën e tyre, një detaj ka ngritur dyshimet se vendimi i këngëtares për tu larguar nga BBV ishte i planifikuar.
Big Mama i është kthyer punës, respektivisht dasmave, ku burime të sigurta për “Prive.al” thonë se është këngëtarja kryesore në dasmën e futbollistit të njohur nga Maqedonia e Veriut, Mevlan Murati.
Pjesëmarrja e saj në këtë event ngriti dyshimet, pasi dihet që datat për këngëtarët caktohen muaj e madje edhe vite më herët dhe në asnjë variant, çifti nuk do të rrezikonte që të llogariste në “televotim” apo “daljen vullnetare” të Bigit që mbërriti sonte të jetë pjesë e eventit.