Damiano mbyll “llogaritë” me Xhenin dhe hedh “grepin” tek Dona, çfarë i thotë
Damiano i ka të mbyllura “llogaritë” me Xhenin dhe synimi i tij i radhës është Dona. Ai ia bën fare të qartë këtë asaj, edhe pse e di se ajo dhe Musa kanë një pëlqim reciprok.
“Unë e kuptoj situatën tënde, por jam realist do të pres derisa Musa të bëjë një gabim fatal. Jam i bindur se Musa nuk bën për ty. Është djalë shumë i mirë, por ka disa mendime prej fëmije”, i thotë Damiano.
“Mendimi jot, nuk mund ta kundërshtoj. Gjithçka mund të ndodhë”, thotë Dona./big brother/