”Dani Alves është dëshpëruar në burg”, shoku i qelisë: E shajnë homo dhe përdhunues
Dani Alves është ende në burg, ndërkohë që po vijon procesi gjyqësor ndaj tij për përdhunim, ngjarje që mendohet të ketë ndodhur në dhjetorin e kaluar, në një disko të Barcelonës.
Një televizion spanjoll ka sjellë dëshmitë e një shoku burgu të ish-futbollistit të Barcelonës, i cili ka dhënë detaje nga jeta e përditshme e brazilianit pas hekurave.
“Është si i humbur aty. Kur ulemi për të ngrënë në mensë, gjithmonë del dikush që i bërtet me fjalët “homo” apo “përdhunues”, deklaroi burimi për programin “Telecinco”. Dani Alves nuk po kalon një periudhë të mirë edhe nga ana fizike. “Është dobësuar, duket i dëshpëruar. Ka momente që është i trishtuar madje”.